Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbarkuar mesditën e kësaj të marte në Bashkinë e Tiranës.
Burime për mediat bëjnë me dije se SPAK po ushtron kontrolle në Bashki, ku janë sekuestruar edhe disa dokumente.
Deri më tani nuk ka detaje në lidhje me sekuestrimet e kryera, ndërsa operacioni është në vijim dhe detaje të reja pritet të dalin.




