VIDEO/ Aksident i 5-fishtë në autostradë, rëndohet trafiku

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i pesëfishtë është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në autostradën “Tiranë-Durrës”, duke shkaktuar bllokim të qarkullimit dhe trafik të rënduar.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë pesë automjete, ndërsa si pasojë e përplasjes janë krijuar radhë të gjata mjetesh, duke vështirësuar lëvizjen e drejtuesve të automjeteve.

Deri më tani nuk ka ende një bilanc zyrtar nëse ka persona të lënduar apo mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për normalizimin e qarkullimit dhe po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Share This Article