Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Malësinë e Madhe, ku një 48-vjeçar ka goditur me thikë bashkëshorten e tij, 38-vjeçare.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një debati në ambientet e banesës së tyre.
Gruaja u transportua në spital, ku merr kujdesin mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
“Pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e djeshme, se një shtetas kishte dëmtuar me mjet prerës, bashkëshorten e tij, në banesën e tyre në fshatin Grizhë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, me qëllim arrestimin e këtij shtetasi.
Si rezultat, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi A. Z., 48 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij 38 vjeçe, e cila është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”.