Teksa ndodhemi në sezonin e virozave dhe dimri po troket, mjeku i njohur, Tritan Kalo, ka dhënë disa këshilla për qytetarët.

Kalo u kërkon qytetarëve të mos panikosen apo ndikohen nga mediat dhe personat që përmendin COVID-19.

Mjeku shkruan në rrjetet sociale se pandemia e COVID-19 ka përfunduar prej rreth dy vitesh dhe ky virus tashmë ka agresivitetin e një gripi normal.

“Dimri po troket plot viroza, katare stinore, e prekje kryesisht të vijave të sipërme respiratore me kryefjalë gripin… Mos u panikoni dhe influenconi nga ata/ato që vijojnë “terrorin informativ” për Covid-19. Kështu ndodh kur përpara përkushtimit, përkujdesjes e profesionalizmit vë konformizmin dhe përftimin… Pandemia ka rreth dy vite e cila doli “në pension”, dhe vetë sëmundja është “gripëzuar” që në fillim vitin 2022… Jo vetëmjekim, por vetëm e vetëm vetndërgjegjësim… Dimër sa më të qetë miq, të afërm, dashamirës, kolegë mirkuptues e mirëdashës, si dhe të gjithë bashkëkombasit e mi…”, thekson Tritan Kalo.