_upscale

I gjithë qarku i Dibrës është totalisht i paralizuar, ku më problem paraqitet Rruga e Arbrit.

Qytetarët kanë kërkuar ndihmë në mënyra të ndryshme nga Qafë Murriza, ku janë rreth 300 persona të bllokuar në automjete.

Mes tyre ka fëmijë dhe të moshuar.

Nga Maqellara në Peshkopi, prej tre orësh është e bllokuar, ndërsa rrugët rurale janë të gjitha të bllokuara.

Është nisur një borëpastruese nga Tirana në drejtim të vendit ku janë bllokuar 300 persona.

Por për shkak se rruga është bllokuar nga makinat e ndaluara, fadroma është kthyer sërish pas.

‘Nga krahu i Matit, deri në qafën e Buallit, ka makina që kanë dalë nga rruga, dhe ka familjarë dhe drejtues mjetesh që bëjnë apel për ndihmë. Më problem, nga Maqellara-Peshkopi, është bllokuara rruga. Edhe nga Peshkopia-Kukës është i bllokuar.

Shtabi i emergjencave janë mbledhje të jashtëzakonshme dhe po merren masa. Ka edhe mungesë të energjisë elektrike’, raportohet nga terreni.