Dy fëmijët e Liridona Ademajt, 30-vjeçares që u vra pak javë më parë, janë dërguar në Suedi.

Dy djemtë të moshës 4 dhe 6 vjeç, janë marrë nga shteti suedez pasi ata kanë nënshtetësi suedeze, ashtu si mamaja e tyre e ndjerë.

Fëmijët kanë qenë në makinë me dy prindërit natën kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Sapo Granit Plava ka nxjerrë armën në drejtim të tyre, Naim Murseli ka marrë fëmijët dhe është larguar duke lënë bashkëshorten në dorë të ekzekutorit.

Të shtunën në mbrëmje, policia e Kosovës arrestoi edhe një person të katërt për ngjarjen e rëndë.

Ai akuzohet se i ka siguruar armën autorit.