Shqipëria ka fituar me rezultatin 2-0 miqësoren ndaj Bullgarisë.

Nga një gol për cdo pjesë i mjaftoi kuqezinjëve për të marrë maksimumin nga kjo sfidë.

Në pjesën e parë, ishte mesfushori Qazim Laçi që shënoi pas një aksioni mjaft të bukur të kombëtares.

Në fraksionin e dytë të lojës, 8 minuta nga fundi, Ernest Muçi lëshoi një predhë nga distanca duke mposhtur portierin dhe duke shënuar golin e dytë.