Një zjarr i madh ka përfshirë të hënën fshatin Livinë, në bashkinë e Finiqit.

Nga terreni bëhet me dije se era e madhe ka bërë që flakët t’i drejtohen qendrës së fshatit.

Tre banesa janë përfshirë pjesërisht nga flakët.

Zjarrfikëset po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve nga toka dhe nga ajri si edhe për të mos lejuar përhapjen e flakëve në pjesën tjetër të fshatit.

Disa hektarë me pyje dhe ullinj pranë fshatit janë djegur ndërsa situata ka nisur të normalizohet pas ndërhyrjes me helikopter nga ajri të Forcave të Armatosura.