Një 63 vjeçar është raportuar i zhdukur në Elbasan.

Ka qenë motra e tij, e cila ka bërë një kallëzim në polici, duke thënë se ka humbur kontaktet me 63 vjeçarin prej rreth një jave.

Ajo thotë se nuk e ka gjetur në banesën në të cilën jetonte vetëm dhe se nuk ka arritur të kontaktojë me të.

Njoftimi i policisë:

Më datë 26.03.2024, në Komisariatin e Policisë Elbasan, ka kallëzuar një shtetase 52 vjeçe, banuese në Elbasan, se rreth 1 javë më parë, ka humbur kontaktet me vëllanë e saj, shtetasin 63 vjeç, banues në Elbasan, të cilin nuk e ka gjetur në banesën ku ai jetonte vetëm. Vijon puna për gjetjen e 63-vjeçarit.