Ish kreu i Kadastres se Gjirokastres, Florjan Taçi, do te kerkoje lirimin ne sallen e gjyqit ne Gjykaten e Apelit ne Tirane.

Seanca e sotme e vleresimit te arrestit nga ana e Prokurorise se Gjirokastres, eshte parashikuar ne oren 11:30 ne Gjykaten e Apelit ne Tirane, nga ku dhe sipas informacioneve te siguruara nga Jugulajm, behet e ditur se Taçi do te kerkoje zhvleresimin e mases se arrestit te dhene nga Gjykata e Shkalles se pare te Gjirokastres me 2 mars, ku vendosi masen “Burg pa afat” per Taçin dhe bashkepunetorin e tij te ngushte Alban Memishajn.

Seanca qe do te mbahet sot ne Gjykaten e Apelit ne Tirane, do te kryesohet nga gjyqtarja Diamela Goxha.

Nderkaq, presionet nga Partia Socialiste ndaj gjyqtares Goxha nuk kane ndalur prej dites qysh kur asaj i ra shorti per te vleresuar masen e arrestit te Taçit.

Vlen per t’u pare nese gjyqtarja do te tregohet ne lartesine e detyres se vete per mos te rene pre e presioneve politike, qe vijne prej partise ne pushtet ku ne 3 zyrtare, kater jane te akuzuar per korrupsion.