Të tjera detaje të reja kanë dalë në dritë, sa i përket autorit që ekzekutoi me 9 plumba Edmond Papën, 39 vjeç, dy ditë më parë.
Grupi hetimor i ngritur për vrasjen ka krijuar një identikit të autorit, ku përshkruhen disa tipare të pamjes së autorit.
Trup mesatar, i veshur me një xhup të zi me kapuç, pantallona të errëta dhe atlete me gomë të bardhë, shkruan “Euronews”.
Pavarësisht se zona nuk është e mirë vëzhguar me kamera, autori që dyshohet rreth të 30-ave, është pikasur në disa momente.
Ndër të tjera dyshohet se viktima është ndjekur prej disa ditësh, jo vetëm në Tiranë, por edhe në Sarandë.
Thuhet se autori ka qenë në dijeni të lëvizjeve të Edmond Papës.