Pedagogia e shkencave te edukimit ne Universitetin e Gjirokastres, Anila Caca, eshte zgjedhur Kryetare e Lidhjes Demokratike te Gruas.

Zgjedhjet per kryetaren e ketij forumi, u zhvilluan mesditen e sotme, ku kane marre pjese 117 gra anetare te ketij forumi ne Bashkine Gjirokaster.

Perballe zonja Caca kishte nje tjeter pedagoge te Universitetit te Gjirokastres, Ermelinda Kashah, me te cilen ndane nje gare te bukur mes tyre.

Prej dites se sotme, forumi i grave demokrate ne Gjirokaster, do te udhehiqet nga Anila Caca, e cila premton se do te intensifikoje aksionin politik ne Gjirokaster, me qellim fitoren e te tre bashkive ne rreth.