GJKKO ka dënuar me burg përjetë Xhuljano Hoxhën dhe me 17 vite burg Euglent Halilin, të akuzuar për vrasjet e Emilijano Ramazanit dhe Regis Runajt në një hark kohor prej pak ditësh më 20 dhe 29 korrik 2020 në Elbasan.

Atentati mafioz ku mbeti i vrarë Emiljano Ramazani ndodhi më 20 korrik 2020, poshtë shtëpisë së tij, teksa Ramazani po parkonte automjetin tip “Ford Fokus”.

Autorët kanë qenë tre veta në makinë dhe njëri prej tyre ka qëlluar 5 herë me armë tip pistoletë.

Vrasja e Emiljano Ramazanit, i njohur me nofkën “Rramani”, dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh për drogën, pasi ai njihej si shpërndarës kokainë në qytet.

Pak ditë pas vrasjes së tij u gjet i vrarë edhe miku i tij i ngushtë Regis Runaj, 23 vjeç, i vrarë me thikë, dhe më pas trupi i tij është hedhur buzë rrugës afër varrezave të qytetit, një rrugë qorre ku nuk kalojnë njerëz.