Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lushnjë këtë pasdite.

Një person mbeti pa jetë pasi u godit nga një makinë.

“Rreth orës 17:40, në Golem, Lushnjë, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin S. V., 64 vjeç, banues në Pojan, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas, ende i paidentifikuar.

U shoqërua drejtuesi i mjetit në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale”, deklaroi policia.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e shkakut të aksidentit. m.k