Ish-Presidenti amerikan Bill Klinton do të zhvillojë një vizitë më 3 Korrik në Shqipëri.

Klinton do të mbërrijë në Tiranë të hënën i ftuar nga Kryeministri Edi Rama.

Ai do të pritet nga kreu i qeverisë në një ceremoni zyrtare që do të organizohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Më pas ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë dhe Kryeministri do të kenë një deklaratë të përbashkët.

Ndërsa në axhendë është parashikuar edhe një pritje e veçantë nga Rama, ku Presidentit të 42 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do t’i akordohet “Kordoni i Madh i Yllit të Mirënjohjes Publike”.

Vizita do të zhvillohet në vigjilje të Ditës së Pavarësisë së Amerikës, e cila daton më 4 Korrik.