Bordi ka vijuar talljen me shqiptarët, pasi ditën e sotme ka ulur sërish çmimin e naftës me 2 lekë për litër dhe 3 lekë atë të benzinës në një kohë, që në bursë nafta ka arritur nivelin më të ulët edhe para luftës në Ukrainë.
Vendimi i djeshëm i bordit uli me 2 lekë çmimin e naftës dhe të benzinës.
Vendim i Bordit të Transparencës- 04.05.2023
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 4 Maj2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.
Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 02.05.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 740, -35 nga data 02.05.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 633, -24 nga data 02.05.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar uljenë 101.18 (-0.62 nga data 02.05.2023).
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 169 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 157lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 172 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 62 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 50 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 75 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 4 Maj ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.