Nje 45 vjeçar banues ne Gjiorokaster eshte shpallur ne kerkim, pasi dyshohet se ka vjedhur sende te ndryshme ne varrezat e qytetit.
Njoftimi i policise:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër dhe shpallën në kërkim shtetasin P. S., 45 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi është konstatuar nga punonjësit e varrezave publike, duke vjedhur sende të ndryshme në këto varreza. Vijon puna për kapjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Vjedhja”.