Ne perpjekjet me flaket e zjarrit ne fshatrat Lugar dhe Grapsh ne Bashkine e Dropullit, eshte djegur pjeserisht ne trup dhe ne fytyre nje efektiv zjarrfikes nga Permeti.

Behet fjale per Romeo Sulejmanin, ku sipas vleresimeve paraprake te mjekeve te spitalit ka marre djegie te shkalles se dyte e te trete.

Per te pare gjendjen e tij para pak drejtori i Pergjithshem i Zjarrfikesve, Arben Cara, ka vizituar pjestarin zjarrfikes ne Spitalin Rajonal te Gjirokastres, nen shoqerine e kreut vendor te zjarrfikesve te Gjirokastres, Gramoz Llapi.

Ne nje prononcim per Jugulajm.net zoti Cara ka shprehur gatishmerine per transferimin eventual te efektivit zjarrfikes drejt Tiranes.

Nga ana e tij zjarrfikesi Sulejmani rrefen momentet e perballjes me zjarrin.