Mbetjet urbane ne qytetin e Tepelenes depozitohen 10 metra larg nga shtratit te lumit Vjosa dhe ndotja prej këtu është teper e lartë pasi jo pak mbeturina përfundojnë në rrjedhen e lumit.
Derrat e leshuar kullosin te pashqetesuar ne plehrat e lena andej-kendej duke shkaktuar ndotje te pariparueshme ne mjedis apo me keq akoma te transmetuershme tek njerezit.
Shishe qelqi, bidona plastikë, paketime kartoni e letre, qese plastike që përhapen buzë lumit dhe kur rrjedha fryhet gjatë dimrit, mbeturinat shpërndahen deri në grykëderdhjen e Vjosës e më tutje në det.
Vende-vende mbeturinat mbeten varur nëpër rrënjë e degë pemësh buzë lumit duke krijuar peisazhe absurde dhe ndotje masive.
Bashkia e Tepelenës ka sheshin më të madh për grumbullimin e mbetjeve jo vetëm të qytetit të Tepelenës por edhe fshtrave përreth. Pamja që të ofrohet vetëm 5-10 metra larg shtatrit të lumit Vjosa qe eshte zone e mbrojtur, është tmerruese.
Drejtori i Agjensise se Sherbimeve publike ne Bashkine e Tepelenes, Dasho Mati, ka pohuar se ne dite ne kete venddepozitim shkarkohen rreth 10 ton mbetjesh urbane, ku perfshihen dhe zonat rurale si dhe ka thene se kjo nuk e demton lumin Vjosa por pamjet flasin vete per situaten skandaloze.
Sipas tij nuk ka një zgjidhje për sheshdepozitimin dhe një landfill rajonal do ta zgjidhte këtë problem të ndotjes.
Tre qytete që ndodhen buzë rrjedhjes së Vjosës, Përmeti, Këlcyra dhe Tepelena pjesë e Qarkut Gjirokastër i kanë sheshet e depozitimit të mbetjeve fare pranë lumit Vjosa.