Nderrimi i viteve i gjen ne kasollen prane shpelles pa lodra, pa drite e sigurisht pa buke.
Kjo eshte drama e familjes Tralo qe kalon cdo imagjinate deshperuese ne fshatin Peshtan te Tepelenes.
Ervini me bashkeshorten dhe dy femijet e mitur e pret 2024 ne nje kasolle te improvizuar prane shpelles, si shtepi pa kushte elementare per jetese.
Ai nuk kerkon shume, thjesht nje strehe ku femijet e tij te jetojne normalisht.
Bashkeshortja pergjigjet shkurt, pasi nuk mund te thuash shume ne kushtet e saj.
Ndersa femijet qe shkojne ne shkolle mes baltes duan vetem nje shtepi dhe pak buke.
Edhe pse kane trokitur ne dyert e Bashkise Tepelene, familjen Tralo askush nuk e ka mbeshtetur.
E vetmja ndihme jane borxhet qe marrin e qe i lajne sa here shesin bimet medicinale te mbledhura ne lartesite e malit Golik.
Pamjet ne video jane treguesi i dhimbshem jetesor i familjes Tralo.