Rrjedhja e gazit në dhomën e një hoteli në Maliq i ka kushtuar jetën mëngjesin e kësaj të enjteje një 56-vjeçari nga Tirana.

Në një informacion paraprak për mediat, policia tha se burrë e grua u asfiksuan, dyshohet si pasojë e bombolës së gazit në dhomën, ku ishin akomoduar.

Ata u dërguan të dy në spital, por fatkeqësisht 56-vjeçari Bexhet Tresa nuk arriti të mbijetonte dhe ndërroi jetë.

Njoftimi i policisë:

Mëngjesin e sotëm, në një hotel në qytetin e Maliqit, dyshohet se për shkak të rrjedhjes të gazit nga bombola për ngrohjen e dhomës ku ishin akomoduar, janë asfiksuar shtetasi Bexhet Tresa, 56 vjeç dhe shtetasja E. N., 49 vjeçe, banues në Tiranë.

Të dy shtetasit u dërguan për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës, ku 56-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa shtetasja E. N. ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.