Një 58-vjeçar që tërhiqte një dhi me makinë është proceduar penalisht.

Puna për verifikimin e drejtuesit të mjetit nisi pas publikimit të videos që tregonte kafshën e lidhur pas makinës në një rrugë automjetesh në kryeqytet.

Pas verifikimeve, policia njofton se 58-vjeçari e drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe kishte mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim.

Drejtuesit të makinës iu vendos masë administrative në bazë të Kodit Rrugor, për mangësitë në dokumentacionin e automjetit.