Report Tv ka siguruar videon e tentativës së djegies së dy automjeteve në Ujë të Ftohtë në Tepelenë. Mësohet se e gjitha ka ardhur pasi një pronare e një lokali, e identifikuar si  L. Guma ka denoncuar për kanosje Bajram Qibini.

Ky i fundit në shenjë hakmarrjeje bashkë me vëllanë e tij, Klejdi Qibini i lagu me benzinë makinën e 31-vjeçares.

Në videon e siguruar nga Repor TV, shihet momenti kur 2 vëllezërit tenton t’i vë flakën, por ndalohet nga persona të tjerë.

Tentativa e zjarrvënies erdhi sherr mes pronares së lokalit në Ujë të Ftohtë dhe tregtarit ambulant. 2 të arrestuarit kanë lidhje farefisnore me 2 oficerë policie.