Soreca eshte nderuar nga Bashkia e Gjirokastres me titullin e larte Qytetar Nderi.
Aktiviteti me titull EUROPA NE GJIROKASTER eshte zhvilluar mesditen e sotme në kuadër të përfundimit të mandatit të ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca.
Pjesë e tij ka qene promovimi i bashkëpunimit të Bashkisë Gjirokastër me Zyrën e Delegacionit të BE në Tiranë dhe zbatimi i projekteve të zhvillimi në territorin e Bashkisë Gjirokastër.
Aktiviteti i organizuar mesditen e sotme, ka përfshire performancën artistike dhe një program të larmishëm.
Me pas kreu i Bashkise se Gjirokastres Flamur Golemi i akordoi titulli “Qytetar Nderi” ambasadorit Soreca me motivacionin “Mik i shtrenjtë i Gjirokastrës dhe Shqipërisë, i cili me përkushtim, dashuri e angazhimi konkret, frymëzoi, ideoi e mbështeti projekte europiane që promovojnë zhvillimin e turizmit, kulturës dhe shoqërisë civile”.