Episodet e dhunës në shkolla nuk po ndalen! Kur kanë kaluar vetëm tre ditë nga publikimi i dhunimit të një vajze pranë një shkollë 9-vjeçare në Tiranë, raportohet për një tjetër rast.

JOQ ka publikuar pamjet e dhunës dhe shkruan se ngjarja ka ndodhur në Tiranë në datë 22 shkurt. Aty shihen pesë persona që rrahin në vajzë, e kapin nga flokët dhe e tërheqin zvarrë.

Sipas dëshmitarit që ka filmuar dhe pamjet, vajzat janë zënë për një djalë, pasi njëra nga vajzat komunikonte më të dashurin e vajzës tjetër. Në sfond dëgjohet që vajzën që po dhunohet e thërrasin ‘Ana’.

Mesazhi:

Pershendetje Joq! Shiko cfare bejne gjimnazistat e Tiranes duke rrahur nje moshatare te tyre. Kjo video eshte bere me date 22 Shkurt, vendi i sakte nuk dihet. Jane zene per arsye te dashurish, njera nga gocat fliste me te dashurin e kesaj tjetres dhe per kete arsye kane ushtruar dhune mbi njera tjetren. Faleminderit.