Nje 65 vjecar nga fshati Kalivaç ne Tepelene, mbahet ne paraburgim per nje çeshtje qe nuk ka te beje me te.

Alli Agaj, banor i ketij fshati eshte arrestuar ne gusht te vitit te kaluar, pasi u deklarua se kishte mbjelle disa rrenje kanabisi ne token e tij.

Policia kaq i mjaftoi per t’i vene prangat 65 vjecarit, duke mos u zgjatur ne hulumtime te metejshme, ndonese zyrtarisht toka ku kultivohej kanabisi nuk rezultonte ne emer te tij por te dikujt tjetri.

Per kete rast jane marre deklarime nga deshmitare te cilet njezeri shprehen, se prezenca e Alli Agajt ne burg sot eshte veper e nje oficeri te Policise Gjyqesore.

Ky i fundit eshte kallzuar ne SHÇBA Vlore, per shperdorim detyre. Kane qene familjaret e Alli Agajt, ata qe ndermorren kete veprim nisur nga deformimi i fakteve dhe presionet qe ka ndermarre oficeri i policise gjyqesore Ndreu, ne ngarkim te deshmitareve.

Per Jugulajm.net nje prej avokateve me te njohur ne vend per ceshtjet penale Fran Dashi, rrefen te gjithe procedurat e ndjekura nga gjyqesori ne Gjirokaster, te cilat jane ne shkelje te hapur me normat dhe parimet themeltare te drejtesise.