Kombëtarja Shqiptare ka barazuar ndaj Republikës Çeke në Pragë me rezultatin 1-1 për ndeshjet kualifikuese të “Euro 2024”.

Një ndeshje mjaft e mirë e kuqezinjve me shumë raste të krijuara në të dyja pjesët.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura me shanse nga të dyja ekipet, por pa finalizimin e duhur.

Në minutën e 56, vendasit shënojnë, duke kaluar në avantazh me një gol të dyshimtë në fillim, por që u konfirmua më pas nga VAR.

Atëhere kur shpresat tona u venitën, djaloshi i artë Nedim Bajrami, me fanelën numër 10 barazoi në minutën e 66 me një super gol që do të mbahet mend.

Shqipëria renditet e dyta në grup me shtatë pikë, duke mbajtur të ndezura shpresat për një përsëritje të historisë së “Euro 2016”.