Vetëm 9 minuta kanë mjaftuar që “legjionarët” tanë të gjejnë rrugën e rrjetës në përballjen e vështirë ndaj Republikës Çeke.

Pas një pasimi të bukur drejt sulmuesit me origjinë nga Shkupi, ky i fundit niset i vetëm drejt portës kundërshtare dhe me një goditje potente tund rrjetën e portierit Pavlenka, duke e çuar rezultatin e ndeshjes 1-0 për kuqezinjtê.