Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndau sot pamje nga operacioni për shpërthimin e dy masivëve shkëmborë në fshatin Çarshovë të Përmetit.

Peleshi u shpreh se, ekipi i specializuar xhenier i Forcave të Armatosura përfundoi me sukses operacionin në fshatin Çarshovë të Përmetit për shpërthimin dhe shkatërrimin e dy masivëve shkëmborë që paraqisnin një rrezik serioz për banorët e zonës.

Peleshi nënvizoi se, në operacione të tilla ekipi i FA gjithnjë ka demonstruar aftësi të shkëlqyera.

“Në operacione të tilla që kërkojnë nivel të lartë trajnimi, koordinimi dhe përgatitjeje për të garantuar sukses, ekipi ynë gjithnjë ka demonstruar aftësi të shkëlqyera duke parandaluar rreziqet në situata të tilla emergjente”, theksoi Peleshi në një postim në rrjetet sociale.