Një ngjarje jo e zakonshme dhe që mund të bëhej burim aksidenti është regjistruar dje në aksin Sarandë-Butrint, pranë vendit të njohur si Kanali i Çukës.

Ka qenë pikërisht një turiste nga Gjermania e cila ka bllokuar qarkullimin e automjeteve të tjera që kalonin në këtë aks, pasi fiku makinën në mes të rrugës, tek ura dhe kjo thjesht për të pirë një kafe.

Qytetarët që kërkonin të lirohet rruga dhe të qarkullonin lirshëm, kanë kontaktuar me policinë për ndihmë.

Pas telefonatës, në vendin e ngjarjes kanë shkuar efektivët dhe një autoambulancë. Turistja gjermane është transportuar drejt spitalit për një ekzaminim mjekësor.