Mbërrin në Shqipëri Ruben Saraiva, i akuzuar si autori kryesor për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë.

Portugezi u esktradua këtë të dielë dhe mbërriti në Rinas, i shoqëruar nga forca të shumta policie.

Ruben Saraiva u arrestua më 8 maj të këtij viti. 28-vjeçari u filmua nga kamerat e sigurisë duke qëlluar me armë Ardian Nikulajn në lokalin e tij në Shëngjin dhe më pas u largua me motor.