Ne aksionin antikanabis qe u ndermorr nga Rilindja dhe Saje qorri ne qershor te vitit 2014, ne ate periudhe kreret e Rilindjes u zotuan se lazaratasit pasi do t’i poshteronin, grabitur e telendisur, do t’i rikthenin si dikur ne kohen e diktatures, per te mbledhur rigon.
Kjo thenie qarkullonte shpesh ne ate vit por ne shumicen e rasteve dukej si shaka, por me ne fund mesuam se ishte nje projekt i detajuar i Rilindjes per ta kthyer Lazaratin ne gjurmet e hershme te diktatures, ku banoret e ketij fshati, per te mbijetuar nga persekutimi komunist dhe siguruar buken e gojes, mblidhnin bime medicinale per t’i çuar ne Ndermarrjen e Grumbullimit e mandej siguronin te holla per te mbajtur frymen.
Sot Lazarati rikthehet ne “origjinen” e deshiruar te Rilindjes qe lazot (zhargon fyes nga rilindasit per banoret e Lazaratit), te rikthehen aty si para 35 viteve.
Projekti zgjati 9 vjet dhe me ne fund ne Lazarat u çel qendra per grumbullimin e bimeve medicinale, por me nje ndryshim. Nese dikur keto bime banoret e ketij fshati i dorrezonin ne Ndermarrjen e Grumbullimit ne Gjirokaster, sot ata do t’i dorrezojne ne qendren qe u ka mbire Rilindja prane banesave te tyre. Celja e kesaj qendre, u perurua me pathos dhe u dha si lajm i madh nga mediat e pushtetit sherbetoret e te cileve jane me bordero ne Bashkine e Gjirokastres.
Rrjedhimisht, plani i Rilindjes per t’a rikthyer Lazaratin si dikur, u krye me sukses, ndersa ata banore qe kane ngelur ne kete fshat te vuajtur, do t’u duhet te pershtaten apo jo me kete poshterim publik.