Gjirokastra është pushtuar nga turistë ditor e javor. Siç shihni pazari është I mbushur me turistëve vendas e të huaj. Interes për muzetë dhe sitet arkeologjike.

Turistë të shumtë kanë mbërritur në Pazarin Karakteristik të Gjirokastrës këto dite te nxehta gushti.

Një gjallëri e jashtëzakonshme, duke bere qe në kalldrëmet e qytetit të gurtë të fliten gjuhë të ndryshme të botës.

Gjirokastra me bukuritë e saj natyrore, historinë dhe artin ka marrë vëmendje të turistëve që nga Arabia Saudite, Europa, Azia e Amerika. Ata e krahasojnë Gjirokastrën me qytetet muzeale të Europes.

“Gjirokastra është shumë e  bukur, jam i surprizuar sidomos me qendrën historike. Jam kurioz të shoh dhe vende të tjera e të shijoj ushqimin. Sapo kam ardhur këtu dhe impresioni i parë: Qytet i bukur dhe  dashur! Mendoj se ka një potencial të jashtëzakonshëm, duke parë numrin e turistëve. Unë kam vizituar Tiranë, Shkodrën, Beratin dhe sot erdha këtu. Jam vërtet e suprizuar me bukuritë e Shqipërisë”-thote turistja italiane.

Mbi 1 mije turiste mbërrijnë çdo ditë në qytetin e Gjirokastrës, ndërsa në fundjavë numri dyfishohet, pasi organizohen aktivitete të shumta kulturore.