Në një kohë kur bëhen 18 ditë nga vendosja e barrikadave në veri të Kosovës, një grup qytetarësh kanë protestuar sot në Tiranë para Ambasadës së Serbisë, në mbështetje të Kosovës.

Me thirrjet “Hiqni duart nga Kosova,” “Mitrovica është e jona”, aktivistë të shoqërisë civilë protestuan para ambasadës dhe kërkuan që qeveria shqiptare të kushtëzojë marrëdhëniet me Sërbinë.

Në deklaratën e tyre, pjesmarrësit kërkuan nga presidenti që të therrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Aktivistë të shoqërisë civile, deklaruan se shqiptarët duhet të shfaqen si komb dhe jo si copa të kombit shqiptar. Tubuesit kërkuan nga diplomacia shqiptare të deklarohen se janë kundër prekjes së qeverisë së Kosovës.