DVP Gjirokastër/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Road Guard 62”.

U kap në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës, 10 emigrantë që do të kalonin ilegalisht kufirin, vihet në pranga 42-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe një aparat celular.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor, në vijim të punës së pandërprerë, në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur dhe në inteligjencën informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Road Guard 62”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Astrit Hoxha, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Në aksin nacional Tepelenë-Memaliaj, në vendin e quajtur “Majkosh”, shtetasi A. H., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe ka vazhduar lëvizjen. Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë dhe pas ndekjes, në afërsi të qytetit të Memaliaj, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. H., me të cilin ky shtetas po transportonte kundrejt pagesës, 10 emigrantë nga vendet MENA, në drejtim të Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.