Një sherr mes disa qytetarëve është regjistruar pasditen e të dieles në zonën e “Zogut të Zi”, në Tiranë.

Në një video të publikuar shihen disa persona të cilët kanë agravuar debatin e tyre deri në përdorimin e dhunës.

Deri më tani thuhet se shkak për debatin ka qenë një aksident i vogël me makinë mes këtyre shtetasve.

Ndërkohë në pamjet e publikuara shihet një prej qytetarëve të përfshirë në sherr i cili është i gjakosur në fytyrë.