Në ndeshjen midis Skënderbeut dhe Vllaznisë një episod ka ndodhur në tribunën “Vip” të stadiumit në Korçë, ku një person i është afruar presidentit korçar Ardian Takaj, duke e ofenduar atë.

Ka qenë i Gerhard Takaj, i biri i presidentit ai i cili i ka kërkuar të largohet nga tribuna por situata ka agravuar deri në përdorimin e grushteve.

Është nevojitur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën, ndërkohë që burime bëjnë me dije se personi i cili ka kërkuar të bisedojë me presidentin Takaj është i ati i një lojtari të kësaj skuadre.