Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Çarçovë në Përmet.

Një masiv shkëmbor ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë mbi banesën e Thoma Vangjelit, duke bllokuar djalin 25-vjeçar, Dhimitër Vangjeli.

Një prej komshinjve të familjes Vangjeli tregon:

“Momenti parë ishte zhurma njëherë. Bërtitja e familjes. Dola zhveshur, me mbathje, kam ardhur nga rruga lart. Kam parë gurin brenda në shtëpi. I them gruas i ka hyrë guri Thomait brenda. Kemi punuar me thonj, jemi prerë e grirë në atë mbeturina. Morëm kompresorin, pamë që ishte një vend bosh dhe po i hiqnim gurët avash avash. Siç flinte, kishte dhimbje të fortë te kyçi i këmbës. I ati, xhaxhai, çuni i xhaxhit tim dhe unë kemi qenë të parët që kemi hyrë brenda dhe u kemi dhënë ndihmën e parë. Institucionet të vijnë të verifikojnë, nga ka ardhur guri. Mund të bëhet një katastrofë tjetër”, u shpreh ai.