Ky është momenti kur familjarët fusin në makinën e tyre Azgan Mërnicën, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, për ta dorëzuar më pas në polici.

Siç shihet nga pamjet 23-vjeçari shihet duke qeshur dhe tepër i qetë.

Ai është bindur nga familjarët që të dorëzohet, ndërsa në video dëgjohet një grua që i thotë: Azgannn… Zoti para, hajt rruga e mbarë.

Mërnica vrau me plumb në kokë më 13 maj efektivin Novruz Cenalia, dhe më pas u arratis.