Zv-kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është paraqitur para pak në Prokurorinë e Posaçme, ku po merret në pyetje.

Ende nuk dihet se pse ministrja është thirrur në SPAK, ndërkohë që vartës të saj të rëndësishëm ose janë në burg ose janë nën hetim për abuzimet me tenderat dhe fondet publike.