Pamjet nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur pasditen e të dielës në afërsi të fshatit Belorta, në Korçë janë zbuluar ditën e sotme.

Nga aksidenti i rëndë një person ndërroi jetë, ndërsa 4 të tjerë u plagosën.

Në pamjet e siguruara shfaqen dy mjetet që përplasen me njëra-tjetrën, ndërsa një prej tyre shpërthen në flakë pas impaktit të goditjes.