Ne 5 vjetorin e vrasjes se Konstantinos Katsifas, ne fshatin Bularat eshte organizuar ceremoni nga familjaret e tij ne varrin ku prehen eshtrat.

Para varrit te birir te saj, e ëma e Katsifasit nuk ka kursyer anatemimet ndaj kryeministrit Edi Rama, nderkohe qe birin e saj e ka etiketuar si yll i Vorio Epirit.

“Krimineli Rama eshte nje qen qe po ha djemte me te mire. Sakrifica jone nuk do te shuhet dhe perpjekjet tona nuk do te mbarojne. Kostandini eshte nje yll i Vorio Epirit edhe pse Rama nuk do te mundet te burgose nje komb. Heronjte nuk burgosen. Kostandini na jep force nga qielli. Te gjithe deputet jane te pafe qe harruan trimat qe rane per liri. Ata perfitojne nga sakrifica e Kostandinit tim. I perjetshem qofte ai”-ka perfunduar rrefimin e saj e ëma e Katsifasit para varrit te te birit.