Nga viti në vit është rritur numri i personave që shfaqin probleme me alergjitë. Aktualisht jemi në sezonin zyrtar kur alergjitë shtohen per shkak të polenëve të luleve, por jo vetëm. Në Spitalin Rajonal të Gjirokastrès ne ditë shkojnë për konsulte e vizitë mbi 30 pacientë. Sipas mjekes specialiste Erina Lazri alergjitë nuk njohin moshë, por më të ekspozuar janë fëmijët dhe të rinjtë.

Kjo nënë e re ka sjellë tek mjekja pergjigjien e analizave te djalit te saj 6 vjecar i cili ka rezultuar alergjik dhe ku sipas nenes semundja eshte dhe genetike.

Mjekët apelojne tek qytetarët për të mos neglizhuar simptomat, nëqoftëse kanë kollë, apo bllokim të hundëve, skuqje dhe lotim të syve, kruajtje të qiellzave për 4 deri në 5 ditë radhazi. Neglizhimi i simptomave thonë mjekët mund të kalojë në asëm alergjike, një nga sëmundjet më të rënda të alergjive.