Mungesa e krahut të punës në Gjirokastër është mjaft e dukshme.
Operatorët turistikë, apo dhe biznese të ndryshme që operojnë në zonën historike të qytetit, apo dhe jashtë saj, ankohen për mungesën e alternativave përzgjedhëse për zanate të caktuara.
Bizneset janë në krizë totale të punëmarrjes. Kjo pasi të rinjtë nuk e shikojnë punësimin në qytetin e tyre, por jashtë tij dhe në emigrim.
Në gati 50% të bizneseve hoteliere dhe të shërbimit, po punohet me vetshërbim. Pra pronarët e këtyre njësive, nisur nga fakti i mungesës së kërkesës për punësim, detyrohen të vetpunojnë në shumë fronte ata vetë apo dhe familjarë.
Kjo tendencë po thellohet akoma më shumë sepse nuk egziston interes për të punuar. Në Gjirokastër sot të gjesh punë, është më e lehtë se kurrë ndonjëherë.
Pagat janë më të larta se në sektorin publik.
Mjaft pronarë biznesesh në Gjirokastër e evidentojnë një fakt të tillë, sidomos tani kur dhe ka startuar sezoni turistik.