Banoret e Dropullit te Siperm kane protestuar mengjesin e sotem per mungesen e transportit publik nga fshatrat e thella te kesaj njesie vendore ne drejtim te destinacioneve te tjera. Sot ne kete pjese te Gjirokastres nuk funksionon asnje linje publike dhe kesisoj taksite jane e vetmja alternative.
Nje te moshuari per te shkuar ne Gjirokaster me qellim egzaminime ne spitalin rajonal, i duhet te paguaje koston e transportit me nje vlere 20 fish me shume nga tarifa standarte e sherbimit urban. Baboret e kesaj treve jane kryesisht te moshuar pasi emigracioni ben te veten.
Banoret te mbledhur ne fahatin Vrisera, akuzojne Bashkine e Dropullit per kete anomali dhe vuajtje qe u shkakton mungesa e transportit urban pasi qarkullimi me taksi eshte i pamundur per shkak te cmimeve stratosferike qe ofrojne. Banoret kane kercenuar me bllokim te aksit nacional ne drejtim te Pikes Kufitare te Kakavijes nese Bashkia e Dropullit nuk merr masa konkrete.
Njesia Administrative Dropulli i Siperm ka 7 mije banore dhe shumica e tyre te moshuar. Privimi i tyre per te pasur transport publik ka 2 vjet qe nuk i eshte dhene zgjidhje.