Të paktën 40 persona humbën jetën nga ky aksident fatal. 85 të tjerë mbetën të plagosur, 6 prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Ngjarja tragjike ndodhi pak pas orës 23:00, me orën lokale.
Në aksident u përfshinë një tren udhëtarësh ku ndodheshin rreth 350 persona, me një tren mallrash.
Përveç zjarrit, 3 vagonë të trenit të udhëtarëve përfunduan jashtë shinave.
Autoritetet greke vunë në pranga në mesditë përgjegjësin e stacionit hekurudhor në Larisa, teksa hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë.