Situate alarmante eshte ajo cka paraqitet ne lagjen Zinxhira ne Gjirokaster per sa i perket ndotjes masive.
Se fundmi banoret kane kerkuar ndihmen e MCN Tv pasi kane gjetur te depozituara edhe mbetje shtazore qe kundermojne cdo hapesire duke u kthyer ne burim serioz infeksioni. Ata kane kerkuar ta bejne kete denoncim ne media pasi zeri i tyre nuk po degjohet.
Ndersa askush nga Bashkia e Gjirokastres nuk ka shkuar per te pare gjendjen.
Mungesa e koshave ua veshtirson edhe me tej jetesen. Por jo vetem banoret ne kete zone te qytetit kane nje tjeter problem qe eshte mungesa e infrastruktures rrugore e cila  prej 30 vitesh nuk mer zgjidhje pavaresisht premtimeve te shumta.
Me lot ne sy dhe te indinjuar banoret kerkojne marrjen e masave te menjehershme pasi kjo lagje eshte kthyer ne nje geto e pajetueshme.