Gjirokastra ka mirepritur edicionin e dyte te “Qytete me kala”.
Kultura elbasanase eshte mirpritur nga publiku gjirokastit dhe u duartrokit. Moti i keq me shi shmangu kete aktivitet ne keshtjellen e Gjirokastres ne nje ambjent te mbyllur nderkohe qe spektakli ishte parashikuar ne qiell te hapur.
Sipas drejtorit te kultures ne Keshillin e Qarkut ne Elbasan Blendi Gremi, keto aktivitete jane nje mundesi e mire per t’u njohur me kulturen dhe trashegimine midis dy vendeve si dhe per turizmin.
Aktiviteti eshte çelur me nje ekspozite nga piktori Gazmend Kafa ku jane ekspozuar disa nga zonat me karakteristike te Elbasanit.
I ftuar ne kete aktivitet ishte dhe tenori i njohur Kastriot Tusha i cili ka vleresuar zhvillimin e ketyre aktiviteteve midis qyteteve.
Edhe per artistet e tjere nga Elbasani dhe Gjirokastra, keto organizime i japin nje tjeter zhvillim kultures dhe jane nje rast i mire per promovim te vlerave dhe talenteve te reja.
Kenget dhe vallet elbasanase, nderthurur me ato te Gjirokastres i dhane nje tjeter atmosfere qytetit te gurte kete mesjave.