Një sherr mes disa bashkëmoshatarëve ka ndodhur në Ksamil, me pamjet që janë bërë virale në internet dhe janë vërtet të rënda. Një adoleshent dhunohet barbarisht nga bashkëmoshatarët, me shkelma dhe shkopinj.

Nga pamjet e vendit përreth, kuptohet se sherri ka ndodhur në Ksamil, pranë plazhit në zonën e njohur si Tre Ishujt, por koha nuk dihet me siguri.