Një nga lideret më të reja në botë, ka ndezur sërish polemika pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale.

Kryeministrja finlandeze shihet duke festuar “egër” në videon e publikuar. 36-vjeçarja Sanna Marin është vënë nën kritika pasi një video e festës së saj u publikua në rrjetet sociale.

Liderja më e re në botë është kritikuar edhe më parë se ka shpenzuar shumë kohë duke shkuar në festivale dhe klube.

Në videon, e cila duket se fillimisht është postuar në Instagram Stories, Marin shihet duke pirë me një grup miqsh, duke kërcyer dhe kënduar këngë të reperit finlandez Petri Nygård dhe këngëtarit pop Antti Tuisku.

Sipas gazetës Iltalehti, në video mund të shihen disa figura publike finlandeze, duke përfshirë këngëtaren Alma, influenceren Janita Autio, prezantuesen televizive Tinni Wikström, YouTuber Ilona Ylikorpi, prezantuesen e radios Karoliina Tuominen, stilisten Vesa Silver dhe deputeten Ilmari Nurminen nga partia e Marin.

“Në bazë të videove, nuk mund të thuhet me siguri se kur dhe ku janë filmuar”, shkruan gazeta.

Publiciteti që Marin i bën vetes në mediat sociale, i cili ndryshon nga stili tradicional i kryeministrit, ka tërhequr shumë vëmendje dhe diskutime.”

Pre të parë videon, klikoni këtu.